Sistemi i drejtësisë shqiptare ka nevojë të reformohet. Apeli vjen nga Presideni i Republikës, i cili thotë se ndryshimet duhet të garantojnë transparencën e sistemit dhe jo të shkohet kundër saj.



Pavarësisht nevojës për reformin, Kreu i shtetit tha se nuk duhet pranuar se sistemi i drejtësisë ka falimentuar.



Nga rishikimi i kuadrit ligjor, Presidenti Nishani, tha se përfituesit kryesorë duhet të jenë magjistratët e rinj.



Këto deklarata, Presidenti i Republikës i bëri gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekreteve të emerimit të gjyqtarëve të rinj, të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.