Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, Alessandro Pansa. Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e autoriteteve italiane për institucionet shqiptare të sigurisë, të konkretizuar me rezultate të prekshme në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve. Nishani theksoi se sfidat e mëdha të sigurisë, si sofistikimi i krimit dhe kërkesa për standarde evropiane sigurie, kërkojnë një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes institucioneve tona të fushës.

Nga ana e tij, Prefekti Alessandro Pansa nënvizoi se vendi i tij dhe institucionet italiane mbeten të interesuar për forcimin dhe rritjen e efikasitetit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë