TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të zhvillojë nesër paradite, në selinë e Presidencës, një takim me disa krerë institucionesh në vend.

Mësohet se Presidenti do të ketë një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Nënkryetarin e KLD-së, Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e KLSH-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së.

Takimi do të nisë në orën 11:00, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera rreth këtij takimi.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Presidenti Nishani uron Hollande për festën kombëtare të Francës