Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se moszgjedhja e një presidenti konsensual id ha vendit një goditje të fortë për ,arrjen e statusit kandidat.
Duke folur në konventën zgjedhore të FRESH ai u shpreh se vendi u gëdhi sot me një noter partiak si president, duke treguar një imazh të keq në BE.
“Ne bëmë gjithçka mundëm me javë të tëra që ti jepnim vendin një shtytje të fortë në rrugën ende të përpjetë të bashkimit me Evropën, u investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik që do ti jepte vendit, jo thjesht një president të palëve, por shans real për statusin e BE në vigjiljen e 100 vjetorit të pavarësisë. Sot vendi u gdhi me një noter partiak në rolin e presidentit duke i dhënë BE mesazhin më të gabuar para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel, dje u humb një mundësi e madhe. Politika e verbër e dasisë dhe kacafytjeve u imponua mbi politikën e dialogut të cështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve-tha Rama.
Më tej ai ka thënë se pas këtij veprimi Evropa ndodhet shumë larg dhe për këtë duhet të bëhen ndryshime të shumta në politikë, ku zëri i së ardhmes të fitojë ndaj zhurmës shurdhuese të së shkuarës.