Tiranë- Gjërat spo shkojnë në rrugën e duhur, dhe provimi i vjeshtës po rrezikohet. Ka qënë kjo deklarata që ka bërë kreu i opozitës, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku ka deklaruar se deri më tani s’ka asnjë konsensus për presidentin me mazhorancën dhe nesër raundi i parë rrezikon të digjet.

‘Moszgjedhja e presidentit mund të fusë në një krizë… sipas nesh raundi i parë digjet pa asnjë kandidat dhe vendi hyn në një krizë. Dua të shpresoj dhe janë të gjitha mundësitë që kjo të mos ndodhë nëse ka vullnet të plotë nga të gjitha palët’- tha Rama.

Sipas kryesocialistit raporti i DASH është një pasqyrë ku Shqipëria duket vërtet keq jo në sytë e opozitës por në sytë e mikut dhe aleatit më të madh strategjik të popullit shqiptar. Është alarmante ajo që tregon DASH që të vërë në alarm të zgjefhurit dhe zgjedhësit e këtij vendi

Rama ka ripërsëritur kërkesën për partitë kuvednore që të ulen dhe të diskutojnë në një tryezë për katër pikat kyçe të integrimit: reformën zgjedhore, reformën parlamentare, heqjen e imunitetit dhe për zgjedhjen e presidentit të ri, që sipat zotit Rama janë kriterët e BE-së për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

/IDEA/