Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot delegacionin Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga z. Sun Uen-Sheng, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit dhe Nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Bujqësore dhe Rurale. Kryetari i Shtetit shprehu interesin e palës shqiptare për përgatitjen profesionale të specialistëve në drejtim të zhvillimit rural dhe të rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve kërkimore-shkencore. Zoti Sun Uen-Sheng vlerësoi shtimin e kontakteve dhe bashkëpunimin e komisioneve përkatëse të Asembleve respektive, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave pozitive.