Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar kompaninw Facebook dhe e ka cilësuar atë si anti-Trump.


Reagimi i Presidentit ka ardhur pasi gjigandi Facebook kishte thënë se po përgatiste 3000 reklama për tia dorëzuar hetuesve në kongres, që me gjasë ishin të porositura nga Rusia, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.


Facebook gjithmonë ka qenë anti-Trump. Rrjetet gjithmonë kanë qenë anti-Trump ka thënë Trump në Twitter , duke kritikuar edhe New York Times dhe Washington Post për marrëveshje të fshehta.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter