Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është rikthyer në shtëpi gati dy javë pas udhëtimit në Dubai për trajtim mjekësor.

 


Zyrtari i lartë i qeverisë Mensur Vasan tha se avioni i presidentit Zardari është ulur sot në një bazë ajrore në qytetin jugor të Karaçit.

 


Zardari udhëtoi në Dubai më 6 dhjetor për trajtim mjekësor, por zyrtarët nuk treguan saktësisht se çfarë problemi kishte pasur presidenti.