Presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, i cili po qëndron në vizitë zyrtare shtetërore në Kosovë me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga, do t'u drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas agjendës së vizitës së Fischerit, fjalimi i tij në Kuvend është paraparë për në orën 09:20.

Në fillim të ditës së dytë të vizitës, Fischer në orën 08:00 do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa, në kabinetin e tij.

Në 08:40 presidentja Jahjaga dhe presidenti Fischer do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak, ndërsa pas fjalimit të Fischerit në Kuvend, dy presidentët, në orën 10:45, do të vizitojnë Prizrenin. Në këtë qytet janë paraparë vizita në Kishën Katolike dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.