Presidenti austriak, Heinz Fischer do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe në Malin e Zi duke filluar nga java e ardhshme.
Fischer do të vizitojë Shqipërinë të martën e ardhshme dhe Malin e Zi ditën e mërkurë. Pritet që në Tiranë, Fischer të takohet me homologun shqiptar, Bujar Nishani si edhe me kryeministrin Edi Rama, transmeton atsh.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që në vitin 2009 dhe në qershor Bashkimi Evropian do të vendosë për Shqipërinë për dhënien e statusit vend kandidat për anëtarësimin në union.
Në Malin e Zi, presidenti austriak do të takohet me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç dhe kryeministrin, Milo Gjukanoviç. Austria është në favor të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.