Presidenti austriak Heinz Fischer gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovës, sot do t'iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalë rasti, në seancën solemne për nderë të tij, e cila do të mbahet në orë 09:30.

Me gjithë bllokadën e partive opozitarë që po i bëjnë Kuvendit të Kosovës, Fischer ka arritur që t'i bëjë bashkë pozitë dhe opozitë, pasi partitë opoiztarje janë deklaruar se nuk do ta kundërshtojnë adresimin e tij.

Edhe pse ishte deklaruar se zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës adresim i Fischer-it të anulohet, mirëpo Kryesia e Kuvendit të Kosovës, dje pasdite ka mbajtur mbledhje dhe ka caktuar që sot të ketë seancë solemne, në të cilën presidenti Fischer do t'iu drejtohet deputetëve.

Muharrem Nitaj, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për KosovaLive se partitë opozitare nuk kanë pasur asnjëherë kundërshtim që presidenti i Austrisë t'iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e deputetëve opozitarë në seancën e sotme solemne të Kuvendit, në të cilën presidenti austriak do t'iu drejtohet deputetëve me një fjalë rasti.