Euroskeptiku e cileson institucionin nje relike barbare

Presidenti i Cekise njeriu qe vonoi shume hyrje ne fuqi te Traktatit te Lisbones ka bere se fundi nje tjeter deklarate kete here ndaj njerit prej institucioneve financiare me te rendesishme ne bote pas Luftes se Dyte Boterore ndaj Fondit Monetar Nderkombetar.


Euroskeptiku Vaslav Klaus nje ish-ekonomist liberal beri thirrje te henen per shperberjen ose ndryshimin rrenjesor qe duhet te pesoje Fondi Monetar Nderkombetar. Une jam i bindur se Fondi Nderkombetar duhet te shperbehet ose te ristrukturohen radikalisht sa me shpejt qe te jete e mundur ka deklaruar Klaus ne nje konference ne Prage duke e cilesuar Fondin si nje relike barbare te epokes kejnesiane.


Klaus eshte i njohur per mospelqimin ndaj te gjithe institucioneve rregullatore te ekonomise dhe kritikoi nje vit me pare mbledhjen e grupit te 20 vendeve me te industrializuara per rritjen dhe forcimin e rolit te Fondit Monetar ne ekonomine boterore per te parandaluar krizat e ardhshme ekonomike. Sipas Klaus ky vendim i marre ishte nje tjeter manifestim i mendesise se rrezikshme e te gabuar globale qe sipas mendimit tim eshte duke gjetur gjithnje e me shume mbeshtetje ne rrethet intelektuale dhe politike keto dite. Me pas Klaus ka bere pyetjen logjike dhe te drejte se kujt dhe ne cmenyre Fondi Monetar duhet te jape llogari per veprimtarine e vet Po sikur propozimet e Fondit te jene te gabuara kush do te perballet me pasojat e gabimeve Sigurisht qe jo FMN-ja ka deklaruar Klaus. Ne konferencen ne fjale euroskeptiku i bindur ka kritikuar gjithashtu edhe monedhen euro dhe eurozonen nje projekt per te cilin ai vete nuk ka qene kurre entuziast. Bindja ime eshte se monedha e perbashket europiane euroja do ti mbijetoje krizes aktuale por kriza e saj ne kendveshtrimin afatgjate do te vazhdoje dhe te gjithe do te paguajne nje cmim shume te larte per vazhdimesine e ketij eksperimenti ka vazhduar Presidenti cek. Prezantimi i nje monedhe dhe nje shkalle shkembimi per 16 vende te ndryshme qe perbejne 16 ekonomi te ndryshme nuk ka qene asnjehere nje zgjidhje racionale dhe Europa ndodhet tani ne prag te nje epoke te mefshtesise se rritjes ekonomike dhe stanjacioni ka deklaruar Presidenti cek.