Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar boksierin Kreshnik Qato me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për talentin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbajtur lart jehonën e sportit shqiptar kudo në botë”.



Presidenti Nishani ka vlerësuar punën e Qatos në ringun ndërkohë që 34-vjecari durrsak ka theksuar se ky titull do ta motivojë më shumë për të ardhmen, për ta mbajtur lart flamurin shqiptar në boksin profesioonist.

Në karrierën e tij si boksier Kreshnik Qato ka 28 fitore, 5 nga të cilat me nokaut dhe 8 humbje, ndërkohë që është dhe kampion bote në peshat super të mesme në kategorinë IBC.