Kombëtaren e Kolumbisë, të premten, në kuadër të kampionatit botëror e pret një ndeshje sa e vështirë aq edhe historike, përballë nikoqirëve të këtij botërori, kombëtares së Brazilit.




E për arsye të kësaj ndeshje, dita e premte në Kolumbi do të jetë ditë festë, për të gjithë punonjësit qeveritar. Është vetë presidenti i këtij vendi,

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Juan Manuel Santos, i cili ka nxjerrë një dekret me të cilin të gjithë punonjëseve qeveritar iu lejohet që ta lënë punën dhe të dalin ta shikojnë ndeshjen.




“Unë me këtë dekret dua të shpallë ditë feste për të gjithë punonjësit qeveritar, të cilëve të premten pasdite iu lejohet që të dalin e ta shikojnë këtë ndeshje historike për vendin tonë”, deklaroi presidenti i Kolumbisë.




Ndeshje Brazil –Kolumbi zhvillohet ditën e premte duke filluar nga ora 22:00 sipas kohës sonë, dhe fituesi i këtij takimi do të kualifikohet në gjysmëfinale të botërorit./Indeksonline/