Santos, 61 vjeç, tha se tumori është zbuluar herët dhe vlerëson gjasat e tij për shërim në 97 për qind.
Njoftimi vjen një javë para bisedimeve historike të paqes mes qeverisë dhe kryengritësve të FARC, që synojnë dhënien fund të një konflikti që zgjat gati prej pesë dekadash.
Santos, i cili mori detyrën në muajin gusht të vitit 2010, është lideri i fundit Amerikës Latine që është diagnostikuar me kancer.
Të tjerët para tij kanë qenë Dilma Rousseff e Brazilit, paraardhësi i saj Luiz Inacio Lula da Silva, Hugo Chavez i Venezuelës, si dhe ish-presidentët Fernando Lugo i Paraguait dhe Fidel Castro i Kubës.