Në dy muajt e parë të presidencës së Yonghong Li kanë qenë shpërthyes në të gjithë kuptimin e fjalës.


Milan i ri kinez ka realizuar 10 goditje në merkato dhe nuk ka ndërmend të ndalet.


Pikërisht pronari i ri ka takuar skuadrën në Kinë dhe ka ngritur edhe më lart moralin e tifozëve me këtë deklaratë: Që nga dita e parë kishim premtuar blerje të mëdha dhe do të vazhdojmë të habisim të gjithë. Do të kthehemi klubi më i madh në Itali dhe Europë.


Fassone: Çdo ditë që kalon, futbollistë të rëndësishëm në nivel informacione për projektin tonë. Ky është një nder i madh për ne.


Ndërkohë, një nga protagonistët e merkatos së Milan, drejtuesi Fassone shtoi: Çdo ditë që kalon, futbollistë të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar kërkojnë informacione për projektin tonë. Ky është një nder i madh për ne.


Herën e parë që fola me zotin Li për Milan, gjatë verës së kaluar, kuptova se ky klub kishte shumë njohje në Kinë dhe që kishin idhuj Franco Baresi dhe Rino Gattuso, që sot janë këtu me ne duke bërë xhiron e botës bashkë me ekipin, si simbole kuqezi. Kemi përgjegjësinë të ndërtojmë një skuadër të jashtëzakonshme, me Mirabelli dhe Montela.