Humbja ne fushen e Peqinit ne kuadrin e javes se 8-te kampionat i ka kushtuar shume trajnerit te Vllaznise Mojash Radonjic. Ky i fundit u shkarkua dje nga presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj. Me kete veprim Fushaj permbushiedhe deshiren e tifozeve kuqeblu qe prej javesh kontestojne zgjedhjet e trajnerit te Vllaznise lojerat dhe rezultatet e saj. Mesditen e se dieles pasi ka reflektuar 24 ore nga humbja e fundit ne Peqin presidenti Fushaj ka marre vendimin duke e shkarkuar malazezin per rezultate te dobeta. Ne kete menyre ka zgjatur vetem 8 jave kampionat eksperienca e Radonjicit ne futbollin shqiptar si trajner i Vllaznise duke u larguar me shije te hidhur sepse nuk arriti te tregoje asgje ne detyren qe mori persiper kete vere. Ne tete javet e qendrimit ne krye te kuqebluve Mojash Radonjic grumbulloi 11 pike. Me largimin e tij reduktohet ne dy numri i trajnereve te huaj ne Superlige argjentinasi Luis Manuel Blanko te Dinamo dhe maqedonasi Nikola Ilievski te Bylisi. Tashme pas shkarkimit te malazezit kane filluar te lakohen edhe kandidaturat e para per pasuesin e tij. Me te favorizuar duket te jene dy prej tyre Mirel Josa i shkarkuar nga drejtimi i Shkumbinit pas javes se dyte te ketij kampionati dhe Shpetim Duro qe dha doreheqjen nga drejtimi i Beses pas javes se 4-t po te ketij kampionati. Josa ka qene edhe me pare ne stolin kuqeblu ndersa Duro e meton per here te pare drejtimin e nje skuadre me mjaft emer si Vllaznia. Secili qe do te ulet ne stolin e Vllaznise e nis eksperiencen e re me nje ndeshje shume te veshtire ndaj Flamurtarit ne stadiumin Loro Borici ne kuadrin e javes se 9-te te kampionatit.