Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi është nderuar nga presidenti i Italisë  me medaljen Ordine Stella dItalia. 


Ceremonia e dhënies së medialis u zhvillua në ambientet e ambasadës italiane në Shqipëri dhe iu dha nga ambasadori Alberto Kutilo.


Medalja iu akordua trajnerit De Biasi nga Presidenti i Italisë për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar.


 Jam krenar, – u shpreh Gianni De Biasi, –  se ashtu siç u tha edhe në motivim, besoj se kemi krijuar një urë midis dy vendeve. Një det që na ndan, por na bashkon një mendësi.  


Ambasadori Alberto Kutilo nënvizoi se Italia dhe Shqipëria, në një moment të vështirë të Bashkimit Europian, ku ka vende të cilat mendojnë se edhe mund të dalin, këto dy vende mendojnë se mund të jenë bashkë aty. Sigurisht nuk është meritë vetëm e trajnerit, është edhe e lojtarëve, por ai arriti para nesh, para politikës, të bëjë Shqipërinë pjesë të hartës së Europës. Do të mjaftonte vetëm kjo e fundit për të justifikuar plotësisht çmimin që i jepet De Biazit.  


I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se Është një nder i madh për të gjithë ne të jetojmë këtë periudhë historike për Kombëtaren Shqiptare dhe një ndër i madh për mua dhe besoj për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohim nga afër Gianni De Biasin. 


 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter