KOLUMBI-Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, po garon për mandatin e dytë presidencial dhe teksa fliste me mbështetësit e tij në qytetin bregdetar të Barrankijes atij i janë lagur pantallonat. 

62 vjeçari Santos, që i është nënshtruar një operacioni tumoral në prostatë në 2012, pavarësisht incidentit nuk e ndali fjalimin, ndërsa videoja e kësaj ngjarjeje ‘ka marrë dhenë’ kudo. 

Juan Manuel Santos është zgjedhur presidenti i vendit amerikano–latin në vitin 2010 dhe shpreson të mbajë sërish këtë post pas zgjedhjeve që do zhvillohen në 25 maj.
(da.xha/BalkanWeb)