Autoritetet në Pakistan thonë se presidenti, Asif Ali Zardari, do të udhëtoj për në Indi më 8 prill, për të vizituar një tempull të njohur mysliman.


Zëdhënësi i presidentit, Farhatullah Babar, tha se Zardari do të takohet edhe me kryeministrin e Indisë, Manmohan Sing, në kryeqytetin Nju Delhi.


Kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë pakistanez në Indi, që prej vitit 2005.