Muharrem Meko


meko muharrem



S’ besoj se mund te gjendet shqiptar normal , i lexuar , me sadopak haber nga e shkuara e afert apo e larget, te shfletoje gazeta a Portale interneti, qe dekorimi i 67 ballisteve lushnjare, te mos i kete rizgjuar kujtesen e tij per te sjelle ndermend, romane, tregime , filmat e realizmit socialist, me partizane e ballista ! Pamvarsisht nga tentativat 50 vjecare per te glorifikuar e keto 25 vjet per te mohuar e zbehur gjithecka, nuk ka asnje shanc te ndryshoje e verteta; nderkohe qe askush s’mund ta vere ne dyshim se ne Koalicionin e Madh Antifashist, Boteror, si nje nga krijesat me krenare te mbare njerezimit e me solide ne historine moderne te tij, bota antifashiste, njohu e pranoj si Aleate te saj, antifashistet shqiptare ! Ketu mbaron gjithecka; perpjekjet per te identifikuar kundershtaret e tyre Balliste, si pjese te fitores, a per te legjitimuar bashkepunimine tyre me pushtuesit, ne emer te “largepamesise” e orjentimit drejte Perendimit, jane te deshtuara, per faktin e thjeshte se, vet Perendimi ( edhe pse me vonese), u be pjese e asaj Aleance, ku komunistet e Bashkimit Sovjetik, ishin, “Fronti i Pare” ! Ne fakt e keqia dhe e mira e ketij evenimenti te hidhur, qe bashkoj e ndau miliona, neper bote, ne emer te nje kauze te madhe per mbare njerezimin, eshte se koha po kalon me shpejtesi e shumekush prej nesh nuk i ka perjetuar ato vite te zymta, me ngjarje epokale,( 1939-1945 ), plote episode te dhimbeshme, te pakendeshme, te papranueshme ne gjykimin e sotem, dramatike ne mardhenie mes vet kombeve e popujve te kontinentit tone, deri fisesh e familjesh, ne shqiperine tone, qe perjetonte mungesen totale te informacionit, organizimit politik, orjentimit ne kahun e duhur, per te mos thene se jo rralle, shkohej si mish per top !



Se shqiperia u perfshi egersisht , ne ngjarjet e luftes se dyte boterore, pa argumentat e mesiperme, do t’i justifikonte jo pak, si ” vendosjet e gabuara ” te shqiptareve ” humbes “, ashtu edhe “reagimet e egra “, shpesh deri ne ekstrem, te fitimtareve… ! Me mijra te rrinj mbushen cetat e brigadat partizane, me yllin e kuq ne kapele, si simbol i aleances me fuqine kryesore te luftes antifashiste, B Sovjetik, si kunder, jo pak bashkemoshatare te tyre, pergjithesisht pinjolle nga familje me te kaluar patriotike e atdhetare, vune ne koke qeleshen me zhgabonjen e flamurit kombetar – krenarisht si ballista ! Ndoshta edhe ne menyre te pavetdijeshme, por per t’i qendruar besnik si edhe here te tjera te parit te fisit, te parit te katundit, te parit te krahines…



Ky eshte fakt, qe s’e luan as topi i allamanit !



Si Kolonjar, pretendoj se e njoh disi historine e saj, te asaj periudhe aq shume te nderlikuar ; por nuk mund te fajesohen kolonjaret, se perse e ndoqen pas Safet Butken …jo vetem se ky ishte nje nga mendjet e ndritura te kohes se vet( profesor ne liceun e Korces,studiuar ne France ) por edhe sepse ishte i biri i nje patrioti te shquar te Kolonjes, Sali Butkes ! Madje pa e teperuar, mund te them se, historia e Kolonjes, se asaj periudhe, gati -gati ka marre trajtat e historise se kesaj familjeje e cila me gjithe lidhjet e veta farefisnore, ka dominuar te gjitha levizjet patriotike te treves se Kolonjes e perreth. Dy vellezerit e Safetit, Gani e Iljaz Butka ishin luftetare te shquar te cetes patriotike te Kolonjes, qe me ne krye babain e tyre, luftonte kunder andarteve greke, deri ne Filat e Pilkat, ne mbrojtje te popullsise shqiptare te atjeshme; te dy luftuan e rane heroikisht kunder bandave serbe dhe atyre greke, qe suleshin per te djegur e masakruar ; i pari ne Starove, kunder ushtrise serbe, e tjetri ne nje beteje me forcat turke ( Mali i Zi, pyll mbi fshatrat Boshanj -Lubonje) ! Mjafton vetem kaq, per t’i shkuar pas Safetit, nderkohe qe vellai i tij , Muharremi u inkuadrua ne cetat dhe brigadat partizane, madje, pas rreshtimit te te vellait me te madh, kunder luftes antifashiste, ne kulmin e deshperimit, ai ka lene pas nje kenge me vargje brilant, drejtuar te atit, patriot , – “…turp i madh o plak na gjeti/ tradhetar u be Safeti …”etj



– E shikoni, se c far metamorfozash, perjetonte familja shqiptare, pergjate luftes se dyte boterore ? Jo per faj te saj, por per shkak te mungeses se organizimit shteteror; nje palo mbret ua kishte mathur kembeve, per ta lene vendin ne meshire te fatit, pa shtet e pa ushtri te organizuar, si gjetke e gjetke !



E mora si shembull rastin e Butkajve, qe per hir te se vertetes , ne lemin e patriotizmit , i ka dhene shqiperise , si rralle kush, me gjithe dritehijet e veta, si shume familje e fise shqiptare, me emer e kontribute te shquara.



Padyshim qe koha ka bere te veten edhe menyra e te menduarit e gjykuarit, natyrisht kane evoluar, ne te gjitha rafshet; ajo s’ ka nevoje per “refenjat ” e Uranit , pinjollit te Safetit, i priru per te ngateruar dynjane, sikurse s’jane te dobishme as vijimesia e transmetimi i urejtjes frenetike ndaj “te gabuarve” te historise ! Kombet e qyteteruara, me histori te ngjajshme, kane pare e shikojne, perpara, c ka u ka siguruar mbrothesine ne udhen e tyre te progresit !



E pra, nen keto kendveshtrime, ka bere mire apo ka bere keq, Presidenti me dekorimin e 67 ballisteve Lushnjare ? – Ne paranteze dua te sqaroj se preferencat e mija politike, por edhe per shkak te formimit tim, prej kohesh me kane renditur ne anen e “fitimtareve ” , por ne rastin konkret, s mund te jem dakord as me “argumentin ” qe sillte dje ne nje te perditeshme, ish partizani Xhafer Peci, si deshmitar i asaj masakre, sipas te cilit ata 67 veta, kishin qene kreret e Ballit te zones se Lushnjes dhe se duheshin egzekutuar ( !) Bie si argument, nga nje arsyetim fare i thjeshte;- gjithesej, ishin kapur treqind rober,….u pushkatuan 67, si komandantet e tyre ( ! ); ç’ka do te thote se ne c do 4-5 veta, njeri prej tyre paskesh qene komandant i rezikshem (!) – Kjo sikur s’shkon o xhaxhi partizan !



Pra ne ate rast eshte vepruar kryekeput gabim; gabime e faje qe ne situata lufte s para evitohen ! Ne ndihme te ketij argumenti, vjen edhe reagimi shume i ashper i Komandanti te Pergjithshem te luftes, Enver Hoxha, ndaj Mehmet Shehut,c ‘ka ja ka kujtuar edhe ne “skanerin ” qe i bente vetvrasjes se ketij te fundit ! Kjo edhe sepse lufta nacional-clirimtare, tashme zhvillohej ne kuader te luftes se perbashket me te gjitha forcat antifashiste boterore,Shtabi i Pergjitheshem ishte pranuar si Aleati i vetem i Koalicionit Antifashist, mbareboteror, e ky i fundit diktonte, ndaj te gjithe anetareve te vet, ligjet e luftes se rregullt, deri edhe marveshjet per roberit e sejciles pale, etj etj. Gjermania, Anglia, Franca, Rusia ne rradhe te pare, i kane te hapura arkivat- kush kerkon te verteten, mesiguri e gjen ne botimet origjinale te tyre, madje jo rralle po publikohen edhe kujtime interesante, nga fondi i memorjestikes, naziste -fashiste !



Mirpo si per shume gjera edhe per historine, sidomos ne keto 25 vjet ka vendosur lakejte e politikes e jo perfaqesuesit e shkences se historiografise ! Anashkalohen faktet , lihen menjane argumentat dhe vendin e tyre e zene ose emocionet , ose perfitimet politike, ne raste te caktuara edhe rryshfetet; ne perpjekje per te fshehur te verteten dhe rehabilituar protagonistet e tradhetise kombetare e deri bashkepunimin me pushtuesit , ne dem te interesave te kombit per pasoje edhe ne rastin “Lushnja “, per mendimin tim ne prapavije, qendrojne llogarite politke; po afrojne zgjedhjet, PD ndodhet ngushte,e me kete rast, duke shfrytezuar te drejten qe i jep kushtetuta, Presidentit, tenton qe edhe ndonje parti “filo e djathte” sic eshte ajo e Ballit Kombetar, t’ja thithe qofte edhe ato pak vota qe i kane mbetur… Perndryshe, Nishani qe e di mire se te tilla veprime kane ne sfond,ndjeshmeri te larte, ndezin merira te panevojshme e nxisin urejtje, sidomos ne shtresa e segmente te caktuara,te politikes e me gjere, perpara faktit te kryer, le te merrte mundimin e te behej promotori i nje konsultim me forcat politike, te zones, e pse jo edhe ne nivel kombetar… Keshtu i sherbehet bashkejeteses dhe pajtimit Kombetar, o Nishan dhe jo me reagimet e tua te lajthitura e inatcore. ! Madje s do te ishte e tepert, nese t’i kerkoje faktorit poltik dhe pushtetit lokal te asaj zone, qe tek ai vendi i pergjakur para shtatedhjete viteve, me gjak te fajshmish e te pafajshmish, te ngrihej nje meorial , si simbol akoma më me polivalence, per brezat ! Ne fund te fundit, ata ishin thjeshte viktima, pasoje e keqperdorimit te forces mes ” vedit”, mbase edhe i keqvendosjes historike te tyre per nje cast, i manipulimit ,por edhe i mungeses se kthjellesise, per shkaqe deri edhe injorance , c’ka na ka karakterizuar jo pak si komb, ne momente kurciale te zhvillimeve te historise sone dramatike,e qe ka patur si perfundim, jete te vyera, shqiptaresh !