Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner nuk kishte kancer, tha një zëdhënës i presidencës.


Fernandez iu nënshtrua një operacioni të mërkurën e shkuar, që synonte ta kuronte atë nga kanceri në tiroide.


Por rezultatet treguan se ajo nuk kishte qeliza kancerogjene.


Lajmi u prit me gazin dhe çlirim nga mbështetësit e saj.


Zëdhënësi tha se presidentja po e merr veten nga ndërhyrja dhe tani e tutje nuk do jetë më e nevojshëm ndonjë trajtim i thellë.