Tirane- Akuza kerkon 39 vjet per dy anglezet e akuzuar per marredhenie homoseksuale me te mitur. Gjykata e Tiranes ka vendosur te denoje Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu, ish drejtuesit e qendres "Femijet e tij", te cilet jane shpallur fajtor nga ana e prokurorise per vepren e kryer prej tyre. Prokurori i ceshtjes ka kerkuar 22 vjet burg per Dino Kristodoulun dhe 17 vjet burg per Robin Arnold. Gjithashtu prokuroria kerkon qe keta dy persona te shpallen persona te padeshiruar ne Shqiperi, qe do te thote se pas perfundimit te denimit, ata nuk kane te drejte te shkelin me token shqiptare. Dy te pandehurit Robin Arnold dhe Dino Kristodoulu akuzohen nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te "marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur". Sipas akuzes, dy te pandehurit kane qene drejtues ne qender, ku edhe dyshohet te kene abuzuar me femijet. Disa muaj me pare, Gjykata e Tiranes denoi me 20 vjet burgim ish-drejtuesin e qendres "Femijet e tij", Deivid Braun, ndersa vendosi qe pas kryerjes se denimit, ai do te debohet nga vendi yne. Vete Braun gjate deshmise per dy koleget e tij te qendres, ka thene se kane qene ata qe kane abuzuar me te miturit, si dhe ka treguar veprimet qe ai vete kishte kryer, sapo ishte vene ne dijeni.