Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Klement Balilin, duke kërkuar që ai të dënohet me 18 vite burg si pasojë e akuzave për trafik ndërkombëtar droge.


Eskobari i Ballkanit përfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ndaj vitet e burgut për të zbresin në vetëm 12 vite.


Pretenca e Balilit u dha nga prokurori Ened Nakuci, pas dështimit të tre seancave gjyqësore të mëparshme.


Ish-kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave.


Si prova fajësie për të janë renditur përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi, që pala helene ka kryer për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë me skaf nga Shqipëria.


Në datën 23 prill do të zhvillohet seanca e radhës e “telenovelës”, Balili, ku avokatët mbrojtës të Eskobarit do të shprehin qëndrimet e tyre.