Sot kam realizuar një ëndërr. Vetëm ata që më njohin e dinë se sa kam punuar për të mbërritur këtu ku jam sot.


Kështu prezantohet Tibuat Courtois para tifozë madrilenë, pasi nënshkroi kontratë 6-vjeçare me Realin e Madridit. Portieri belg e donte prej kohësh këtë transferim, për tu qëndruar pranë fëmijëve të tij, që mbetën në kryeqytetin spanjoll pas largimit të tij nga Atletico drejt Chelsea-t.


Falënderoj shumë Realin për sforcimin që bëri. Kudo që kam shkuar, gjithmonë kam dhënë më të mirën. Nga sot vihem në dispozicion të Realit me entuziazmin që më shoqëron që kur isha fëmijë. Kam qenë kundërshtar i Realit dhe e di çfarë do të thotë të përballesh me këtë skuadër. Dëshiroj të jem në lartësinë e këtij klubi.


9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)