Partizani u prezantua si trajneri i ri i Partizanit në zyrat e klubit të kuq. 54-vjeçari, një ish-futbollist i 15 herë kampionëve të vendit, kthehet pas shumë vitesh në shtëpi, për ti kthyer lavdinë një prej skuadrave më të titulluara në vend.


Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Partizanit. Vij këtu me një mentalitet dhe projekt të ri. E kam pasur këtë fat dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Janë shumë gjëra që do ti kapim në detaje, por duke punuar do të shohim hap pas hapi. Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Nuk dua ti bëj analizën të kaluarës, por dua të rri sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë. Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë.


Gega e pranon se Partizani ka nevojë për ndërhyrje emergjente në të gjitha repartet, por pa harruar vëmendjen te lojtarët e akademisë.


Do të mundohemi të afrojmë shumë lojtarë, edhe nga akademia. Kjo duhet të ndodhë jo vetëm për aq kohë sa të jetë Gega trajner, por edhe më vonë. E kam ndjekur Partizanin edhe më përpara. Mendoj se kemi nevojë për ndërhyrje në të gjithë repartet. Çdo njeri në jetë e ka shansin e tij të parë dhe i dyti nuk dihet, nëse të vjen ndonjëherë. Për mua ky ishte shansi i parë. Partizani ka boshtin e tij dhe ka lojtarë me potencial. Nuk duhet ti shohim kundërshtarët si armiq. Dje jam prezantuar me ekipin, sot është stërvitja e parë dhe tani do të shohim për më të mirën.


Skënder Gega njihet për karakterin e tij të fortë, ndaj disiplina është një nga tiparet themelore që duhet të ketë skuadra e tij.


Çdo ekip sportiv duhet të ketë disiplinë. Unë nuk kompromentohem si trajner dhe jam kërkues. Do të jem shumë i saktë për ti dhënë secilit hakun. Do të mundohem të mos tolerojmë në fushën e lojës, pasi Shqipëria është e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Unë e di sesa i vuajnë këto rezultate tifozët. Besoj se do tu rikthejmë shpresat atyre, për të kaluar aty ku e meritojnë. Batha dhe Fejzullahu? Të dy i kam afruar me meritë në kombëtaren U-21. Por, kjo është e kaluara. Nëse do të vinin këtu, atëherë do të ishin sërish në provë.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)