Ministria e Shëndetësisë prezanton ligjin për shëndetin publik. Një ndër sektorët më të rëndësishëm për mirëqenien e shëndetit të popullatës do të ketë për herë të parë një kuadër mbi të cilin do të ushtrojë kompetencat. Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja, ligji do të ofrojë një paketë bazë shërbimesh për të gjithë njerëzit, pavarësisht përfshirjes së tyre ose jo në skemën e sigurimeve.Një ndër risitë që sjell ligji në fushën e shëndetit publik do të jetë krijimi i një këshilli kombëtar, i cili do të jetë organ këshillimor për ministrinë e Shëndetësisë për ccështje shumë të rëndësishme të fushës. Anëtarët e tij, të cilët do të përzgjidhen me vendim të Këshillit të Ministrave, duhet të paraqesin ccdo katër vjet një raport për shëndetin publik në kuvendin e Shqipërisë. Ligji për shëndetin publik është një nga tre ligjet që ministria e Shëndetësisë ka në proces miratimi.