Edicioni i Parë i Festivalit të Beratit është prezantuar në Ministrinë e Kulturës Turzimit Rinisë dhe Sporteve si ngjarja më e re që do të nisë nga data 1 deri në 9 Maj në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Përmes tingujve të drejtuesve të festivalit muzikor të Tiranës në piano dhe klarinetë Zvendësministrja e Kulturës Suzana Turku, Prefekti i Beratit Kostandin Lefta shpërfaqën gamën e gjerë të veprimtarive shumformëshe që do të vënë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore, natyrore e njerëzore të qytetit muze të Beratit i njohur si Pasuri Botërore e Njerëzimit në mbrojtje të UNESCO-s.

Zvendësministrja Turku ripohoi faktin se bashkëpunimi shumëpërmasore si Festivali i Beratit do të mbështeten me prioritet në mbarë vendin nga MKTRS.

Profesor Adriano Ciani si zëdhënës i Ambasadës së Italisë për Shkencat, Teknologjinë dhe Universitetin vlerësoi këtë organizim në rritje që përmban Konferenca mbi Shkollën , ngjitje nga Mangalemi në Kala, ekspozitë me piktura të Klement Zoraqit dhe koncert i korit të Tiranës, qendrës kulturore Berat dhe Ardian Trebickës duke vijuar me konkurse rinore të qitjes,peshkimit,kopshtarisë e pikturës, panaire agrobiznesi si dhe rafting ose gara me kanoe në kanionet magjepsëse të lumit Osum.