Sipas raporteve të fundit nga Norvegjia, qendërmbrojtësi norvegjez i Moldes, Vegard Forren nesër do të udhëtoj në Liverpool për tu prezantuar te kjo skuadër si lojtar i ri.


Ylli i skuadrës kampioneve norvegjeze, Forren është vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në kampionat ku Molde u shpall kampion.


Madje sipas një burimi, trajneri i kësaj skuadre Ole Gunnar Solskjaer i ka propozuar Alex Fergusonit që ta transferoj në Manchester United, pasi që bëhet fjalë për një lojtar tejet cilësor.


Forren është 24 vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Thuhet se dëshira e lojtarit është të kaloj në Liverpool për të cilën gjë thuhet se është pajtuar edhe Molde.


Një televizion norvegjez citon lajmin se Forren nesër do të prezantohet në Liverpool pasi që është përshëndetur me skuadrën e tij.