numerim votashNga Eduard Zaloshnja


Të ftuar në Top Story, kandidatët e pavarur Dritan Prifti dhe Arben Malaj bënë deklarata të forta në lidhje me votat që do të marrin përkatësisht në qarqet Fier dhe Vlorë 15000 njëri dhe 8500 tjetri. Madje, ata pretenduan se këto vota do të vijnë nga votues të majtë apo të rinj të familjeve të majta, të zhgënjyer nga PS-ja dhe partitë e tjera të majta.


Se çfarë lloj votash do të marrin këta kandidatë (sado që të marrin), do të duket nga përqindjet që do të kapë koalicioni i majtë në këta dy qarqe. Partitë e majta, të marra së bashku, e kanë pasur minimumin historik të tyre nga 1997 e këtej në nivelin 58.5% në qarkun Fier dhe 60% në qarkun Vlorë. Në qoftë se koalicioni i majtë nuk bie nën këto nivele në këto dy qarqe, do të thotë se mijëra votat që Prifti dhe Malaj pretendojnë se do të marrin do ti kenë dhuratë nga votues të djathtë ose nga të rinj të familjeve të djathta


Shënim: Etiketat Të majta e Të djathta janë përdorur këtu vetëm për konvencion. Sepse vetëm Zoti e di se cila parti është e djathtë apo e majtë në Shqipëri, ku një ish-komunist i betuar është lideri i së djathtës dhe një ish-antikomunist i betuar është lideri i së majtës