Ish-ministri ne Kuvend Videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te provuar presionet tensionet joshjet per korrupsion dhe korrupsionin e Ilir Metes. Disa duan te me zhdukin. Disa duan te me perdorin per interesa te tyre politike. Disa duan te shohin shfaqje dhe te argetohen



TIRAN- Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka pohuar dje ne Kuvend se nese do te zbardhet videoja e dyte e filmuar nga vete ai do te dalin ne skene presionet e bera nga Ilir Meta per te firmosur tendere te jashteligjshem.



Duke dhene shpjegime per videon 35 minuta te gjate Prifti ka pohuar se ajo eshte nje komplement perfekt per videon e pare te Metes duke sjelle ne mbi 35 minuta filmim nje tufe faktesh te reja qe provojne ato qe une kam thene me pare.





Por ish-ministri nuk ka pranuar ti jape keto shpjegime perpara anetareve te Komisionit te Rregullores dhe Mandateve ne Kuvend. Prifti ka deklaruar se shpjegimin do ta beje vetem perpara prokurorise.

Dua tju deklaroj se videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar prej meje per te provuar presionet tensionet joshjet per korrupsion dhe korrupsionin e Ilir Metes.





Filmimi i nje bisede me Z. Leonard Beqiri ish-zv.minister i METE u be per te dokumentuar keto gjera dhe hedh drite mbi arsyet e presionit qe Meta bente ndaj meje sistematikisht- tha dje ish-ministri Prifti. Ai pohoi asnje here nuk ka marre para ne kembim te favoreve dhe kete do e sqaroje se shpejti ne prokurori.





Une u largova nga detyra e ministrit sepse nuk u bera vegel e me te forteve dhe nuk firmosa kurre asnje kerkese qe binte ne kundershtim me ligjin. Kjo goditje qe erdhi ndaj meje do te me ngadalesoje por nuk do me frenoje ne misionin tim te rrezikshem per mua. Une nuk trembem. Une nuk terhiqem- tha ish-ministri.





Ai shpjegoi se ka pasur presione te jashtezakonshme nga te gjitha krahet per te ndaluar publikimin e fakteve te reja po nga ana tjeter ka pasur edhe kerkesa per ta perdorur Disa duan te me zhdukin. Disa duan te me perdorin per interesa te tyre politike. Disa duan te shohin shfaqje dhe te argetohen.





Ish- ministri shpjegoi edhe menyren se si eshte gjetur videoja ne oren-kamera qe ai perdorte per te filmuar ne zyren e tij.





Sipas tij kur eshte dorezuar ora ne prokurori i eshte thene dy prokuroreve se ne ore ka pasur disa filmime te cilat jane fshire per shkak te memories se kufizuar te saj. Memoria prej pak GB eshte e kufizuar per te mbajtur aty nje arkiv te madh videosh. Por une e kam ne arkivin tim videon per te cilen me akuzojne dhe per prove do tia dorezoj Prokurorise qe ne takimin tone te pare. Nuk kisha pse zhdukja prova qe mua me ndihmojne te provoj ato qe kam thene per Ilir Meten- tha Dritan Prifti.





Pasi pohoi se sulmet ndaj tij jane te orkestruara nga njerezit te cileve u jane cenuar interesat ekonomike nga videot dhe dokumentet e publikuara prej tij. Kam denoncuar nje zv.kryeminister dhe disa ministra. Kam denoncuar nje kontrabande karburantesh te realizuar nen hunden e shtetit Policise Tatimeve dhe Doganave. Kam denoncuar afera me koncesione tendere privatizime apo ankande publike. Paraja e piste eshte sulur kunder meje- tha Prifti.





Ish-ministri Heq dore nga imuniteti





Qe ne fillim te fjales se tij deputeti Dritan Prifti u shpreh i gatshem qe te heqe dore nga imuniteti per tu hetuar nga prokuroria. Madje ai ka pohuar se eshte gati te votoje pro kerkeses per heqjen e imunitetit te deputeteve.





Jam gati menjehere te leshoj imunitetin tim parlamentar per tu vene ne dispozicion te Prokurorise per te hetuar cdo gje mbi videon qe ata kane permendur ne shkresen e tyre. Jam gati si deputet i ketij Kuvendi te ndryshojme Kushtetuten tone per ta hequr njehere e pergjithmone imunitetin e deputeteve. Jam gati te firmos menjehere ate qe kerkon grupi parlamentar i PD-se heqjen dore vullnetarisht prej imunitetit te deputetit pergjithmone- tha Prifti.





Debatet ne seancen e Kuvendit



Pas deklarates se ish-ministrit Dritan Prifti anetaret e komisionit kane bere disa replika me te ne lidhje me videot e tjera dhe personat qe implikohen ne to. Shekulli publikon debatet pas deklarates se ish-ministrit





Topalli Ka ndonje pyetje nga anetaret e keshillit Po zoti Rusmali keni fjalen.





Rusmali Prokuroria ka vepruar drejt qe kerkon te nise procedimin penal apo nuk ka vepruar drejte Ka vepruar drejte qe kerkon nga Kuvendi dhenien e autorizimit per pershpejtimin penal ndaj jush apo nuk ka vepruar drejte Mund te ma sqaroni kete





Prifti Degjo Une jam plotesisht i hapur deri ne fund per te dhene sqarime dhe per tu hetuar dhe deshiroj te evitoj. Komentet per organet e hetimit por po iu them dicka qe do te ishte evituar nje zhurme kaq e madhe nje stres kaq i madh per disa njerez nese Prokuroria perpara se sic e beri me zotin Meta e thirri pra shkoi ai vullnetarisht dhe e sqaroi perpara se te vinte nje kerkese ketu. Une e mora vesh kur erdhi kerkesa ne Kuvend pra do te kisha preferuar te me kishin thirrur.





Une do te shkoja vullnetarisht sepse nese do te isha thirrur e deklaroj edhe nje here qe me nje seance te vetme do te kisha provuar qe ketu nuk ka asnje ceshtje te kundra ligjshme dhe asnje veper penale dhe nuk do te ishte nevoja per te bere gjithe kete qe po behet sot. Ata nuk e bene tani une jam i detyruar te zbatoje procedurat sic i ka Parlamenti.





Rusmali Edhe nje pyetje



Topalli Urdhnoni urdhnoni



Rusmali Faleminderit zonja Kryetare Edhe nje gje tjeter qe ndoshta per shkak te objektit te veprimtarise sone mund te na sillet verdalle neser pasneser. Ju thate qe videoja eshte regjistruar nga ju videoja nuk ju inkriminon juve perkundrazi videoja inkriminon persona te tjere kushdo qofshin ata. Me beri pershtypje nje fjali e juaja Kete video qe inkriminon persona te tjere pra qe tregon te dhena te mjaftueshme qe dikush tjeter ka kryer nje veper penale ju do ta beni publike ne nje moment te pershtatshem oportun. Tani ka nje dispozite ...





Prifti Nuk thashe ... . Me fal e. Nuk thashe provon qe dikush tjeter ka kryer vepra penale. Provon ate qe une kam thene per Ilir Meten qe te jemi korrekt.



Rusmali Pra ju nuk thate qe inkriminon te tjere





Prifti Provon ate qe une kam thene per Ilir Meten me perpara.





Rusmali Dakord Po e formuloj pyetjen drejtperdrejt. Videon qe ju keni inkriminon persona te tjere





Prifti Ne gjykimin tim ne ate video ka nje seri faktesh qe provojne akuza te meparshme. Por qe ne vetvete ne gjykimin tim nuk ka asnje kundra-vajtje dhe asnje veper penale.





Sot seance e jashtezakonshme per imunitetin e Metes





TIRAN- Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare vendosi dje qe ne seancen e sotme plenare te shqyrtoje kerkesen e prokurorise per dhenien e autorizimit per fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Ilir Meta si dhe projekt-vendimin per shqyrtimin me procedure te pershpejtuar te propozimit te shtesave dhe ndryshimeve te Rregullores se Kuvendit dhe aneksit te saj per kufizimin e imunitetit dhe kushtet e autorizimit te ndjekjes penale. Opozita u shpreh kunder procedures se kryeparlamentares duke e akuzuar per shkelje te rende te rregullores.





Kryetarja e Kuvendit duke marre shkas edhe nga debatet deklaroi se ceshtja do i kaloje kuvendit per ndryshimet ne rregullore. Sipas Rregullores se Kuvendit meqenese srame dakord ketu i bie qe te procedoje Kuvendi-eshte shprehur Topalli.





Rregullorja aktuale parashikon qe shqyrtimi i kerkeses per dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e nje deputeti vendoset si pike e pare e rendit te dites te seances se dyte pasardhese pas paraqitjes se raportit te Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin. Ne seance plenare fjala i jepet ne fillim deputetit ndaj te cilit eshte paraqitur kerkesa per te dhene shpjegime ose per tiu pergjigjur pyetjeve te deputeteve.





Raporti i Keshillit nuk eshte objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim te fshehte nese do te jepet ose do te rrezohet dhenia e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.





PS-PD dakord per heqjen e imuniteteve





Mazhoranca dhe opozita shprehen dakord per heqjen e imunitetit te ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta. Ne relacionin e pergatitur nga relatoret Viktor Gumi per PD-ne dhe Damian Gjiknuri per PS-ne thuhet se te dy palet shprehen dakord per heqjen e imunitetit.





Ne relacion thuhet se deputetet pasi degjuan argumentet e deputetit per te cilen Kuvendi po procedon dhe pasi jane degjuar edhe mendimet e anetareve te Keshillit te Rregullores Mandatit dhe Imunitetit jane shprehur dakord per heqjen e imunitetit ne seance plenare.





Pjese e relacionit jane perfshire edhe pretendimet e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim sipas te cilit video eshte e montuar. Ne te njejten vije do te jete edhe relacioni per ish-ministrin Dritan Prifti ku opozita dhe mazhoranca shprehin qendrimin pro heqjes se imunitetit. Nese per ish-zevendeskryeministrin seanca eshte lene per sot per ish-ministrin Prifti do te zhvillohet nje seance tjeter. Ne te dyja rastet do te ndiqet procedura e vjeter sic e parashikon rregullorja aktuale per proceduren.