Ne intervisten e gjate te dhene per emisionin Top Story ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka folur edhe per akuzat e ngritura ndaj tij per pasurine.

Prifti ka deklaruar se akuzat ne fjale kane qene nje histori e nxitur nga segmente te caktuara te LSI-se te cilat kane bashkepunuar me segmente te PS-se.



Historia e pasurise eshte nxitur politikisht nga LSI. Kam informacione qe segmente nga LSI u kane kerkuar segmenteve te PS qe te benin akuzat per te sjelle shkarkimin tim. Te gjitha faktet qe kane dale mbi deklaraten time te pasurise i kam deklaruar une ka pohuar Prifti i cili ka sqaruar se pasurine prej 1.8 milione euro e ka perfituar nga shitja e aksioneve te tij ne nje kompani dhe jo gjate kohes qe ka qene minister.



Une kam thene qe bashkeshortja ime dhe une kur u bera minister shitem 30 te aksioneve qe kemi pasur ne nje fabrike tullash ne Fier. Une dhe bashkeshortja ime e kemi deklaruar kete dhe ska kapur askush dicka te fshehur. Aksionet u shiten 1.8 milione euro nen vleren e tyre minimale ka saktesuar Prifti duke theksuar se dikush ka dashur te perlyeje figuren e tij.



Me tej ish-ministri ka sqaruar edhe ceshtjen e koncesioneve per te cilat ka marre nje sere akuzash nga opozita e majte.



Nuk kam dhene koncesione. Une mbaj pergjegjesi per cdo firme qe kam hedhur gjate kryerjes se detyres dhe jam i hapur te jap llogari ndaj opozites dhe cdo institucioni. Bizneset ne Shqiperi jane te perziera. Per hidrocentralin pervec kunatit te zonjes Bregu kishte edhe garues socialiste ka shtuar Prifti.