Princi i Uellsit do të jetë udhëheqësi i radhës i Commonwealthit. Mbretëresha Elizabeth ka thënë se është dëshirë e saj e sinqertë që princi Charles ta pasojë atë një ditë.


Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.


Udhëheqësit e Commonwealthit e kanë diskutuar çështjen në një takim me dyer të mbyllura në Kështjellën Windsor. Commonwealthit është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhënë më herët mbështetjen e tyre për princin Charles.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)