Denoncimi i një qytetari në zonën e plazhit në Durrës ka çuar në prishjen e një ndërtimi që rezultonte pa leje dhe që ishte në emër të familjes së ish-deputetes së PS-së, Esmeralda Shkjau.


Fjala nuk është për një ndërtim të zakonshëm por një shtesë kati në tarracën e një pallati që i zinte pamjen, por edhe rrezet e diellit aq shumë të domosdoshme për një person paraplegjik i cili duket se kishte bërë të gjitha përpjekjet që ai ndërtim të mos bëhej duke komunikuar vetë me ish-deputeten e PS-së në këtë qark.


Flamur Bala, me statusin e paraplegjikut tregon betejën e gjatë me ish-deputeten.


Flamur Bala: Para hyrjes sime po bëhet një ndërtim abuziv nga Esmeralda Shkjau, ish-deputete e PS. Kam pasur komunikim gjithmonë paqësor me të por i kam bërë të qartë se ligji është ligj dhe nuk duhet të abuzojë.E kam paralajmëruar se nuk mund të bësh përveçse një izolim tarace dhe maksimumi mund të vendoste panelin diellor duke bashkëpunuar me ne. Ajo vendosi të thyejë edhe ligjin dhe shoqërinë dhe për këtë jam i detyruar ti paraqitem drejtësisë. Kjo që po ndërtohet është një shtesë. Përveçse ka blerë taracën në mënyrë të jashtëligjshme, edhe shitësi ja ka dhënë që të mos ndërtojë vetëm ta ketë të veten taracën.Jo të bëjë një dhomë prej druri, ndërtim pa leje. Dhë nëse e ka lejen është abuzim.


Ligji e përcakton që mbi taracë nuk mund të ndërtosh. Ndërtimi ka nisur abuziv. E kemi denoncuar në policinë shtetërore, bashkiake dhe gjitha institucionet e tjera. Kemi kontaktuar dhe me kryeministrin Rama si familjar.Është lajmëruar dhe Vangjush Dako, kemi folur personalisht dhe Drejtoreshën e IKMT.Për momentin janë pezulluar punimet, shpresojmë që institucionet të kryejnë deri në fund detyrën e tyre.


Ndërtimi të mos ekzistojë.Mua më cënon lirinë e shikimit, rrezet e diellit sepse është shumë afër me ballkonin tim. Dal gjatë gjithë verës, duke qenë se jam dhe person me aftësi të kufizuar. Gjënë më të vogël më pengon largësinë për të parë detin, për këtë ka investur gjithë familja ime. Si mundet një njeri të më pengojë detin, shyqyr që nuk kanë forcë se do të më marrin dhe detin, dhe diellin dhe nuk do ti shoh fare.Shyqyr që Zoti nuk u ka dhënë forcë këtyre njerëzve që nuk pyesin as për ligj as për Maliq.Kërkoj që organet kompetente të merren me këtë gjë, të çmontojnë këtë ndërtim pa leje.


Ndërtesa një shtesë kati e ndërtuar e gjitha me dru pothuajse kishte përfunduar dhe ishte ndërtuar mi tarracën e një pallati 6 katësh në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit.


Në procesverbalin e mbajtur nga inspektorët e IKM-së u konstatuan materiale ndërtimi prej druri dhe betoni, panele diellore, kondicionerë dhe tuba aspirimi moderne, të vendosura të gjitha pa leje.


Gazetari i Ora News ka tentuar ti marrë një prononcim ish-deputetes e cila nuk ka pranuar ta komentojë atë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter