Pas prishjes së fasadës së stadiumit "Qemal Stafa", kryeministri Edi Rama edhe pse me pushime është angazhuar në rrjetet sociale të sqarojë projektin që po aplikohet për ndërtimin e stadiumit.

Ai bën leksione historie, për ata që i quan "kujeshkronjësit e fasadës së "Qemal Stafës" që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t'u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë".

13939554_10153925157866523_4344849600839238795_n 13892152_10153925157741523_6616697887021419841_n

Statusi i Ramës:

Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së "Qemal Stafës" që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t'u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë

Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil???
Pse?!

Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!

Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër
Ky operacion "fantastiko-shkencor" njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha

Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së "Qemal Stafës" është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t'i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm)...

Duan s'duan ?#?Rilindje? do të jetë dhe
?#?ShqipëriaeGjeneratësTjetër do të bëhet

13920875_10153925157666523_8465020900761106931_n 13962603_10153925157506523_2186004300136868716_n 13903308_10153925157111523_5911179031341014010_n 13934835_10153925120916523_3372914652524370487_n 13924881_10153925120816523_7289610435411102487_n 13934903_10153925120841523_6354500464494347230_n 14034916_10153925120766523_2536374290588019521_n