Opozita nuk ka dhënë votat për kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit. Për këtë arsye, Komisioni parlementar i Ligjeve shtyu të enjten diskutimet për Kodin Civil. Mazhoranca shfaqi vullnet që socialisti Damian Gjiknuri të ishte relatori i projektligjit, por ai u shpreh se ende nuk ishte gati. Sipas kalendarit Kodi Civil duhet të kalojë me 2 shkurt në seancë parlamentare, ndërsa projektligji për Kodi Penal, për t’u pasur nga projektligji për Gjykatat Administrative, i cili po sipas këtij kalendari duhet të kalojë për miratim në Kuvend në mars.