DURRES-Do të mblidhet nesër komisioni i restaurimeve, i cili si çështje kryesore në rendin e ditës do të ketë shatërvanin në qender të qytetit të Durrësit, një projekt, zbatimi i të cilit nisi në fund të gushtit nga bashkia e qytetit bregdetar. Komisioni parashikohet të mblidhet rreth mesditës, ndërsa qëndrimet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e pasdites. 

Teksa vec qytetarëve të Durrësit janë shtuar zërat kundër heqjes së shatërvanit 85-vjecar. Vetë kreu i Aluiznit Artan Lame ka shprehur hapur qëndrimin kundër heqjes së shatërvanit, të cilën e ka cilësuar një marrëzi të pakuptimitë. Teksa edhe arkitekti dhe eksperti i trashgimnisë kulturore Artan Shkreli është shprehur kundër këtij projekti që parashikon heqjen e shatërvanit, qëndrim që pritet ta shprehë edhe në komisionin e restaurimeve. 

Prishja e shatërvanit, i ndërtuar nga italianet në vitin 1939 u kundërshtua gjatë prezantimit të projektit për këtë qytet. Mësohet se aksioni për heqjen e shatërvanit, i përket fazës së dytë të vënies në jetë të projektit. Shatërvani u projektua dhe ndërtua nga arkitekt Kristo Sotiri, i cili njihej si arkitekti i ish-Mbretit Ahmet Zogu. 

(a.n/News24/BalkanWeb)