Pas 90 minutave në Luksemburg, as 120 minuta në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës nuk mjaftuan për tu shënuar gol në sfidën mes Prishtinës dhe Folas.


Pikërisht për këtë arsye, u desh ekzekutimi i 11-metërshave, për të përcaktuar se cila nga skuadrat do të vijojë më tej aventurën në Ligën e Europës.


Gjithsesi edhe këtu nuk ishte aspak e lehtë, pasi u desh të ekzekutoheshin nga 8 penallti për çdo skuadër, që të triumfonte skuadra e Folas, me rezultatin 5-4 dhe të përfundojë aventura e Prishtinës në Europë.


Duhet theksuar se gjatë lojës, kryeqytetasit e drejtuar nga Mirel Josa vuajtën jo pak ndaj luksemburgasve, të cilët kanë eksperiencë të konsiderueshme në aktivitetet europiane.


Edhe në ekzekutimin e penalltive, bardheblutë e Pirshtinës patën favorin e të shënuarit të 3 penalltive të para, por më pas humbën 3 të tjera radhazi, duke bërë që situata të kalonte në favor të Folas.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)