Një masakër e vërtetë po ndodh po ndodh në komunat Piskovë, Frashër e
Petran në rrethin e Përmetit. Banorë të zonës apo edhe nga zona të tjera
presin pa asnjë kriter pemët, të reja apo të vjetra, të cilat do të
përdorën për dru zjarri dhe për tregti.



Më problematike situata është në komunën Piskovë dhe zonën e quajtur Çaushaj që shtrihet midis fshatrave Grabovë, Rrackë, ku çdo ditë priten pemët. Ata që presin pemët në masë janë njerëz pa asnjë licencë apo edhe banorë të zonës, që e shikojnë prerjen e pyjeve si një mundësi fitimi. Drejtuesit e komunës Petran thonë se kanë informacione për dëmtime, por nuk kanë kapur ndonjë dëmtues të madh. "Nga bashkëpunimi që kemi ne me Ndërmarrjet Pyjore deri tani nuk është kapur asnjë mjet që të transportojë fru për nevoja të tyre apo prerje të kundraligjshme. Nevojat e fshatit ne i kemi përcaktuar në bazë të familjeve që kanë, është përcaktuar parcela, aty priten drutë për periudhën e dimrit", thonë drejtuesit e komunës. Dëmtime të mëdha po i shkakton edhe zonës së menaxhuar të bredhit të Hotovës, ku shenjat e freskëta të prerjes të dhjetëra bredhave gjatë këtyre ditëve kanë dëmtuar cdo lloj peme në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme. / Top Channel