Tiranë - Megjithëse të martën u duk se moti po përmirësohej, gjatë orëve të natës që lamë pas shirat me stuhi u rikthyen në të gjithë vendin tonë.

Gjatë ditës priten reshje të shumta dhe këtë e paralajmëron edhe qeveria. Në ditën e pestë të përmbytjeve, situata pritet të rëndohet në jug të vendit.

Meteorologët paralajmërojnë reshje të dendura shiu dhe stuhi gjatë ditës së sotme, çka pritet të sjellë vërshime të tjera uji nga lumi Vjosë, Gjanicë, Seman, etj.

Pesë qarqe të vendit janë prekur nga përmbytjet. Situata më e rënduar është në Vlorë dhe në Fier, ndërsa janë prekur edhe Tepelena, Gjirokastra, etj. Gjatë ditës së djeshme, një pjesë e lumenjve që shkaktuan këto përmbytje si Vjosa ulën nivelin e tyre, duke shkuar në shtratin e zakonshëm. /Start/