Ju mund të prisni që dashuria mund tiu lëndojë, por një holandez dashuria e ka bërë të shtrohet në spital.


Alexander Pieter Cirk, 41 vjeç, është shtruar në spital pasi fluturoi nga Holanda për në Kinë, që të takonte të dashurën, me të cilën ishte lidhur online.


BBC shkruan se dy muaj më parë, 41-vjeçari e njohu vajzën kineze të quajtur Zhang në rrjetet sociale. Ata e pëlqyen njëri-tjetrin që në momentin e parë.


Alexander vendosi që të shkonte ta takonte atë dhe mori avionin për në Kinë, raporton CCTV Neës.


Kur ai mbërriti në aeroportin kinez në provincën Hunan, gruaja me emrin Zhang nuk ishte aty. Kështu, 41-vjeçari i dëshpëruar vendosi që të bënte një kamp brenda aeroportit dhe të priste derisa e dashura të shkonte, pasi ai ishte i sigurt se ajo do të shfaqej aty.


Por në fakt nuk ndodhi ashtu siç Alexander donte, pasi ai priti dhjetë ditë në aeroport, por Zhang nuk u shfaq. Pasi refuzoi të largohej nga aty, përfundoi në spital i rraskapitur.


_90608121_dutchman-2


Ndërsa vetë zonjusha Zhang ka treguar anën e saj të historisë. Ajo deklaroi në një televizion kinez se ne e kishim avancuar historinë tonë të dashurisë, por më vonë mu duk sikur ai nuk më donte më. Kur më tregoi biletën e avionit nuk e besova, mu duk një shaka.


Zhang shtoi më tej se kur ai mbërriti në aeroport ajo bëri një ndërhyrje plastike në një provincë tjetër dhe kishte fikur telefonin.


_90608416_dutchman-1


Komentuesit kinezë online kanë shprehur simpatinë për këtë tip, ndërsa kanë shkruar edhe një këshillë lapidare për të: A nuk e di se në Kinë gjithçka është false?.