Nga Anri Bala


Lajmin në televizionin shqiptarë ABC News, që shpesh herë ngel në klasë, se: Fatmir Mediu ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Rex Tillerson, i cili nuk kishte as gjysëm ore që ishte votuar nga senati amerikan, mu duk një lajthitje pa dashje por me qëllim, nga ana e gazetarëve tonë pa gazetari. Gjella me kripë, por kripa me karar, thotë populli ynë i dashur.


Por lajmi i Mediut se kishte takuar Tillersonin, nuk kishte as kripë e as karar. Puna e këtyre xhambazëve, që vetëm gazetarë nuk janë, është të të mashtrojnë ditën për diell! Por ndodh shpesh, që stili dhe banaliteti që përpiqen të ndërtojnë mashtrimet, shpesh të fyejnë rëndë inteligjencën!


Me të njëjtën mënyrë, konstante të pandryshuar, ato vazhdojnë të mashtrojnë gjithë opinionin, duke menduar se vërtetë jemi dele. Por më shumë më habit fakti, si ka mundësi që se kanë kuptuar ende, që ne nuk hajmë bar?! Një dizinformim i tillë është i dënueshëm, sidomos kur bëhet në mënyrë të qëllimshme për çeshtje që kanë impakt kombëtarë dhe aq më tepër kur këto bëhen për përfitime qesharake.


Mediat e gjirizit, do i quaja të gjithë ato media që i shërbejnë qëllimeve dashakeqe në interes të disa individëve të damkosur në Shqipëri, me vulën e krimit. Bashkëpunëtor në krim, janë të gjitha ata që japin lajme për qëllime të ndyra dhe për të manipuluar opinionin e qindra mijëra shqiptarëve, që duan ti paraqisin djajtë tanë si engjëj të bekuar nga Amerika!


I tillë ishte dhe lajmi i publikuar dy ditë më parë nga ABC, tallës dhe fyes! Sipas televizionit informativ, djallushi jonë kishte takuar sekretarin e sapozgjedhur Tillerson! Televizioni ynë, një nga më të mëdhenjtë në vend, me një reputuacon si media e pavarur, me sa duket qenka kthyer në një media të pazarit!


Nuk mendoj se janë aq profan gazetarët e atij televizioni, sa nuk e dinë, që Med(i)uza nuk e ka takuar kurrë Rex Tillerson?! Madje nuk ka as shansin më të vogël të lëvizë pranë tij. Nuk besoj se nuk e dinë këta gazetarë, që sekretari amerikan është figuara e dytë e shtetit, pas presidentit?!


Nuk mendoj se e kanë harruar Nishanin, presidentin e Meduzës, jo atë timin që priti dy orë si zarë shapkash në aeroportin e Rinasit, vetëm për ti dhënë dorën ish-Sekretarit të Shtetit, John Kerry. Nuk mendoj se janë kaq injorantë sa të besojnë, që Miri është pritur në takim nga Tillersoni si republikani i vetmuar pa republikë! Aq të zellshëm ishin në mashtrim, sa për pak nuk shkruajtën se Tillerson priste me padurim të takonte Meduzën, i cili u vonua për shkak të trafikut.


Nuk besoj se e kishin seriozisht për diskutimin që kishin zhvilluar mes tyre, pra mes Tillerson dhe Meduzës, se zgjedhjet në Shqipëri janë të rrezikuara dhe se hashashi po lulëzon si në kohën e Lulëzimit të madh, sepse do tregoheshit edhe më qesharak. Gajasesh vetëm ta imagjinosh, jo më ta shkruash!


Do ishte fyerje e madhe për shqiptarët, që fatet dhe hallet tona, do ia trasmetonte një askush, që akoma nuk ka marrë nga (pa)drejtësia e këtij vendi, atë që i takon drejtësinë ose qelinë. Por ju u paguat dhe bëtë detyrën me variantin: Ma varën, sma varën, unë bëj detyrën si anti-qytetarë


Shqiptarët i bindët, që aq shumë e ka marrë inat Amerika Edi Ramën, sa është gati tia qaj hallin çdo shqiptari të ndershëm apo kriminel, vetëm atë mos ta takoi. Madje i siguruat se ambasadori Donald Lu do të largohet, sepse kërkon të kemi shtet ligjor dhe ndaj ka shkuar në Amerikë misionari i parë Meduza.


Jeni të poshtër që sajoni intriga politike të rëndomta, që do iu gremisin bashkë me valë, në gropën me erë të keqe mediatike. Ju i keni parë talljet dhe fyerjet e komentuesve dele nëpër rrjete sociale?! Por prapë ju nuk skuqeni dhe as nuk zverdheni, sepse jeni pjesë e të paftyrëve, që edhe ju si ata, meritoni të pështyheni në surrat.


Një gabim ka edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila as më shumë dhe as më pak e ka një zëdhënës. Është detyrë e kësaj ambasade të sqaroj opinionin për të vërtetën! Të demaskojë këta xhambaz ordiner, por jo budallenj, që mashtrojnë opinionin publik në emër të Amerikës, sigurisht duke përdhosur me të tilla lajme autoritetin e saj.


Qytetari i thjesht mendon pak, ndaj kur nuk flet i zoti, e ka të thjesht të thotë: Në djall Amerika e shpresës! Amerika që do na ndihmonte për drejtësinë, sot po bashkëpunon me ata që duhet të ishin para drejtësisë! Ndaj është e pafalshme prej jush mosbërja e përgënjeshtrimit të lajmit, që ky gjiriz mediatik, të mos qelbi më vendin!