Në vendkalimet kufitare të Maqedonisë ka pritje prej 20 minutash për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Informacioni vlen vetëm për anën e Maqedonisë, pra në kalimet që menaxhohen nga shteti i Maqedonisë.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur.