Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit.


Në fjalën e tij, kreu i KLSH-së Bujar Leskaj ka theksuar se ndryshimet në ligj bëhen për të rritur pavarësinë institucionale dhe financiare të këtij institucioni.


Amendimet janë të nevojshme dhe kanë ardhur si pasojë e kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Bashkimi Evropian ka kërkuar auditim më të thelluar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit tha kreu i KLSH-së.


Gjithashtu Leskaj ngriti si shqetësim moszbatimin e rekomandimeve të KLSH-së nga institucionet. Rekomandimet e KLSH në shumicën e rasteve nuk janë zbatuar, nuk janë larguar drejtues institucionesh.  Institucioni ynë ka probleme edhe me auditimin e koncesioneve tha ai


Projektligji është me rëndësi dhe duhet të rishikohen konceptet, se nuk plotëson nevojat e auditimit tha deputeti demokrat Ridvan Bode.


Pikat kryesore të projektligjit të ri për KLSH-në janë forcimi i pozitave të kreut të këtij institucioni, si edhe fakti se këtij institucioni do ti kalohet kompetenca e miratimit të projektbuxhetit, që pas miratimit nga Kuvendi e zbaton atë në mënyrë të pavarur.