Kryetari i Keshillit Kombetar serb ne veri te Kosoves Millan Ivanoviq qe mbeshtet organizimin e referendumit thote per Deutsche Wellen se serbet kane te drejte qe te deklarohen nese duan te mbeten ne kornizen e institucioneve te Serbise.



Nuk ka dyshim qe qytetaret duhet te vendosin por ka perpjekje qe kjo lufte per te qendruar brenda sistemit kushtetues-ligjor te shtetit te Serbise tu atribuohet disa ekstremisteve e madje dhe krimineleve keshtu qe ky referendum do te jape pergjigjen me te mire nese njerezit qendrojne te keto kerkesa dhe qendrime apo sic thote Prishtina dhe mentoret e pavaresise shqiptare se eshte fjala per nje grup ekstremistesh politike qe sic thone jane madje te lidhur me krimin e organizuar pohon Ivanoviq. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tadiqi kunder por referendumi do te mbahet.



Millan Ivanoviq mendon se Beogradi zyrtar nuk ka arsye qe te kerkoje nga serbet e veriut mosmbajtjen e referendumit ose nese deshiron te mbledhe pike politikisht. Mendoj se eshte vetem perpjekja per te marre kandidaturen per ne Bashkimin Evropian apo qe qellimi i tyre kryesor eshte qe permes kandidatures te qendrojne ne pushtet thote Ivanoviq.



Serbet e kane treguar vullnetin e tyre me bllokimin e rrugeve



Nga ana tjeter kryetari i komunes se Leposaviqit Branko Niniq anetar i Partise Demokratike te Boris Tadiqit eshte njeri nga lideret e veriut te Kosoves qe eshte kunder mbajtjes se referendumit. Niniq thote per Deutsche Wellen se referendumi i ardhshem nuk do te ndryshoje asgje ne terren.



Referendumi eshte i panevojshem ne kete moment kryesisht per arsye se qytetaret e veriut te Kosoves kane bere te qarte se nuk do te pranojne institucionet e Kosoves dhe e kane treguar kete qe nga 25 korriku dhe deri tani. Nje dicka tjeter per te cilen nuk duhet te mbahet referendumi eshte sic degjojme nga zyrtaret e bashkesise nderkombetare por edhe perfaqesuesit e Republikes se Serbise qe ky referendum mund te rrezikoje interesat e Serbise te vetmit shtet qe kemi pohon ai.



Partia Demokratike eshte ne pushtet ne komunen e Leposaviqit por anetaret e keshillit te saj ne vendimin per mbajtjen e referendumit kane mbetur pa mbeshtetjen e partnerit ne koalicion Partise Socialiste te Serbise qe eshte per referendumin. Ne komunat e Mitrovices Zubin Potokut dhe Zvecanit ne pushtet jane partite opozitare Partia Demokratike e Serbie dhe Partia Popullore Serbe. Autoritetet e Beogradit kane porositur serbet ne veri te Kosoves se nuk eshte koha per kete deklarate. Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise Goran Bogdanoviq ka deklaruar disa here se ne kete moment eshte e panevojshme mbajtja e referendumit si dhe eshte e domosdoshme qe ne kete ceshtje perfaqesuesit politike te serbeve te Kosoves te veprojne te koordinuar me qeverine dhe presidentin e Serbise. Serbet ne jug te Ibrit jane gjithashtu kunder mbajtjes se referendumit sepse mendojne se eshte veshtire qe ai te mbahet ne pozicionin qe ata jane.



Referendum pa efekt Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbet pohojne se veriu i Mitrovices eshte ne Serbi.



Per autoritetet e Prishtines referendumi i paralajmeruar eshte i paligjshem sic jane te paligjshme dhe autoritetet e atjeshme komunale. Nga kabineti i presidentes se Kosoves Afitete Jahjaga per Deutsche Wellen theksojne se strukturat lokale ne veri te Kosoves jane te paligjshme sepse nuk jane zgjedhur ne votime te lira sipas kushtetutes se Kosoves.



Askush ne Kosove asnje komune apo grup komunash grup etnik fetar apo politik nuk mund te organizoje referendum per tu deklaruar nese e pranon shtetin e Kosoves apo jo dhe nese pranon institucionet e Kosoves ne nje territor te caktuar thuhet ne deklaraten per Deutsche Wellen. Shtohet se eshte e drejte natyrore e te gjithe qytetareve qe ne kete territor te jene qytetare te Republikes se Kosoves dhe mbi kete baze e drejta e vetedeklarimit te komunave ne veri te Kosoves eshte ilegale dhe antikushtetuese dhe nuk ka kurrfare efekti.



Autor Zylfija Jakupi/A Verbica



Redaktoi Bahri Cani