Qeveria britanike do të konsultohet me provajderët e internetit, me qëllim të bllokimit në vend të materialeve online për të rritur.

Plani i Qeverisë së Britanisë së Madhe, që së shpejti të fillojë me vendosjen e filtrave të rinj për bllokimin e pornografisë online, paraqet një lëvizje që pritet të hasë në kundërshtim të ashpër të provajderëve të internetit.

Sipas gazetës ‘The Guardian’, kryeministri britanik, David Cameron, gjatë javëve të ardhshme do të konsultohet me provajderë për atë nëse ISP’të, si BT dhe Virgin Media, do të duhej të bllokonin materialet për të rritur për të gjithë klientët e hapur.

Masat e parapara nënkuptojnë se me miliona shfrytëzues të internetit do të detyrohen të zgjedhin opsionin shtesë (të parapaguhen) për shikimin e përmbajtjeve pornografike online.

Intervenimi i kryeministrit britanik vjen pas presioneve që dolën si rezultat i kërkesës parlamentare për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas kërkesës, materialet e tilla eksplicite kanë pasur ndikim tejet të dëmshëm tek fëmijët.