Ambasada Amerikane ne Tirane njoftoi ndryshimin e procedurave aplikuese per viza emigrimi dhe jo-emigrimi.



Ndryshimet e procedurave, sipas njoftimit te shperndare per medit dhe ne faqen zyrtare te Ambasades Amerikane do te hyjne ne fuqi nga 21 dhjetori. Por çfare ndryshohet?

Pasaporta e aplikuesit do tw kthehet nga Seksioni Konsullor nepermjet sherbimit postar; dorezimi i dokumenteve per ne Seksionin Konsullor do te behet po nepermjet ketij sherbimi; nje Qender Telefonatash per pyetje dhe ndihme ne lidhje me proceduren per vizat do te jene ne dispozicion e aplikanteve pa pagese shtese. Duke filluar nga data 21 Dhjetor 2012, aplikantet do te mund te vizitojne faqen e internetit te Ambasades, te telefonojne Qendren e Telefonatave nga Shqiperia ne numrin pa pagese (+355) (0) 445 000 37 dhe nga Amerika ne numrin (703) 439-2349 ose te lidhen nepermjet Skype nen emrin usvisaalbania, per te marre informacion ose per te filluar aplikimin e tyre per nje vize Amerikane ne Shqiperi.

Ambasada synon qe me keto ndryshime te ofroje sherbimin me te mire te mundshem ndaj aplikanteve. “Per te realizuar nje gje te tille, ne po e bejme procesin me te lehte per t'u perdorur duke e ristrukturuar dhe duke e bere me te volitshem dhe duke eliminuar tarifat shtese”, thuhet nder te tjera ne njoftimin e Ambasades Amerikane.