Autori i Lajmit: red.
Ambasada Italiane kujton se formularët për kërkesën e vizës dhe listat me dokumentet e kërkuara mund te tërhiqen pa pagesë pranë Ambasadës, pranë agjencive Albanian Courier, të afishuara në ambientet e brendshme dhe të jashtme te Zyrës Konsullore si dhe mund të shkarkohen ne adresën e Ambasadës (ëëë.ambtirana.esteri.it)



“Dokumentet e Gjendjes Civile, me afat tre muaj nga data e lëshimit nga autoritetet lokale, duhet të përkthehen në gjuhën italiane, të noterizohen dhe legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare”



Autoritetet italiane kanë përgatitur një procedurë të re për dhënien e vizave për bashkim familjar me prindërit. Në faqen zyrtare të Ambasadës Italiane është publikuar dje procedura e plotë të cilën e gjeni më poshtë, në dobi të të interesuarve.

a. prindërit në ngarkim, në rast se nuk kane fëmije të tjerë në Vendin e origjinës apo prejardhjes;

b. prindërit mbi 65 vjeç, në rast se fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye të dokumentuara shëndetësore, me banim ne Rrjetin Konsullor të Tiranës që do të paraqesin kërkesë për vizë për bashkim familjar me djalin/vajzën, qytetar/e shqiptar me banim ne Itali, duhet të ndjekin procedurat e mëposhtme:



1.të caktojnë takim përmes shërbimit call center të Ambasadës në numrin 0900 404 4000



2. të drejtohen në datën e caktuar pranë agjencisë Albanian Courier më të afërt dhe të paraqesin dokumentacionin e kërkuar. Dokumentacioni do t i përcillet me postë Ambasadës Italiane në Tiranë. Pasi Zyra e Vizave pranë Ambasadës të ketë shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur, aplikuesi do të thirret në Zyrën Konsullore për identifikimin, pagesën e vizës dhe paraqitjen e dokumenteve shtesë nëse është e nevojshme.

Dokumentacioni që duhet të paraqitet në agjencitë Albanian Courier:

Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar:

-formular për kërkesë vize (duhet paraqitur një formular për secilin aplikues. Formulari duhet të plotësohet në çdo pjesë dhe duhet të firmoset).

-pasaportë e vlefshme për të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar;

-fotokopje e pashaportes;

-një fotografi e kohëve të fundit, format pasaporte;

-fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm per Emigracionin.

a)Dokumentacioni i nevojshëm për bashkim familjar me prindër në ngarkim me djalin/vajzën, qytetar shqiptar me banim të rregullt ne Itali (në bazë të Dekretit Legjislativ n. 160 të datës 3/10/2008 i Qeverisë Italiane dhe të Qarkores së Ministrisë së Brendshme italiane n. 4660 të datës 28 tetor 2008):



1. certifikatë lindje te fëmijës që kërkon bashkim familjar;



2. certifikatë familjare me të gjithë fëmijët e patur nga martesa, me te gjitha shënimet përkatëse dhe me të gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.



3. fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (ne rast se një apo më shumë se një fëmijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore ne ate Vend);



4. nëse zotërohet, certifikatë pronësie e banesës;



5. nëse zotërohet, certifikatë pronësie për pasuri të tjera të paluajtshme dhe kontrata qeraje;



6. nëse zotërohet, certifikatë pronësie toke bujqësore apo deklaratë për fitimet vjetore prej saj;



7. nëse zotërohet, certifikatë pensioni;



8. nëse zotërohet, certifikatë pune;



9. nëse zotërohet, licencë për ushtrim aktiviteti privat;



b)Dokumentacioni i nevojshëm për bashkim familjar me prindër mbi 65 vjeç, me djalin/vajzën, qytetar shqiptar me banim të rregullt ne Itali, në rast se fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye te dokumentuara shëndetësore (në bazë të Dekretit Legjislativ n. 160 të datës 3/10/2008 i Qeverisë Italiane dhe të Qarkores së Ministrisë së Brendshme italiane n. 4660 të datës 28 tetor 2008):



1. certifikatë lindje te fëmijës që kërkon bashkim familjar;



2. certifikatë familjare me të gjithë fëmijët e pasur nga martesa, me te gjitha shënimet përkatëse dhe me të gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.

3. fotokopje e dokumentit të qëndrimit të të gjithë fëmijëve me qëndrim jashtë shtetit (ne rast se një apo më shumë se një fëmijë është me qëndrim të rregullt në Itali, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/konsullore në atë Vend);



4. certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës, që të vërtetojë se fëmijët me banim në Shqipëri janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të kujdesen për prindërit.



Formularët pa pagesë

Ambasada Italiane kujton se formularët për kërkesën e vizës dhe listat me dokumentet e kërkuara mund te tërhiqen pa pagesë pranë Ambasadës, pranë agjencive Albanian Courier, të afishuara në ambientet e brendshme dhe të jashtme te Zyrës Konsullore si dhe mund të shkarkohen ne adresën e Ambasadës (ëëë.ambtirana.esteri.it). Dokumentet e Gjendjes Civile, me afat tre muaj nga data e lëshimit nga autoritetet lokale, duhet të përkthehen në gjuhën italiane, të noterizohen dhe legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2008