Ndërkombëtarët janë çuar një pas një për ta mbrojtur procesin e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ata u dhezën pas disa deklaratave të disa drejtuesve të kompanive vendore. Bile, në saje të dyshimeve për korrupsion, kompania Bouyges Batiment Egis, me kompanitë e tjera në konzorcium, janë tërhequr paraprakisht nga gara. Një prej atyre që u lëshua në akuza ishte edhe Remzi Ejupi, pjesë e konzorciumit që u tërhoq nga gara. Ai tha se në proces kanë pasur dorë strukturat e larta qeveritare.



“Kryeministri Thaçi është ai që ka pasur dorë dhe ka ndikuar në këtë proces”, pati akuzuar Ejupi. Pas reagimeve, kanë qenë ndërkombëtaret ata që janë kujdesur të japin shpjegime rreth akuzave. Drejtuesi i ekipit këshillues NACO të transaksionit për koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Hans Mohrman, përmes një deklarate për media, ka deklaruar se konsecionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është bërë me transparencë të plotë.



“Që nga dita e parë, ky proces është menaxhuar me transparencë absolute dhe profesionalizëm, pa asnjë ndërhyrje politike”, ka thënë ai.



Në anën tjetër, sipas Mohrmanit, vendimi për diskualifikimin e një konsorciumi të caktuar, është marrë unanimisht nga komiteti vlerësues prej shtatë anëtarësh. Sipas tij, komiteti në përbërje ka pasur ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë.



Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...