Elbasan - Procesi gjyqesor ne ngarkim te 33-vjecarit Butrint (Armand) Hasanit eshte shtyre dje ne Gjykaten e Rrethit te Elbasanit, pas arrestimit te tij tri dite me pare. Ndersa ai po gjykohej ne mungese se bashku me Ardian Meten per vrasjen e Sokol Capjes, duket se kapja e tij ka bere qe te ndryshojne kerkesat e prokurorise. I akuzuari per "vrasje me paramendim" dhe "armembajtje pa leje" mund te merret ne pyetje dhe kjo mund te beje qe procesi gjyqesor te marre nje rrjedhe te re. Disa dite me pare, prokuroria kishte kerkuar ndaj Hasanit 25 vjet burgim ne mungese.
F.S